Scan barcode
A review by mrs_schwarz
Heart of a Dog by Mikhail Bulgakov
5.0
Nëse nuk doni të hallakateni dhe të nisni lexime që nuk dini si do t'ju shkojnë, zgjidhni Bugakovin dhe do ndiheni të plotësuar. Për mua është libri i tretë që lexoj prej tij (Pas 'Mjeshtrit e Margaritës dhe Gardës së Bardhë). Çuditërisht, të tre romanet janë jashtëzakonisht të ndryshëm nga njëri-tjetri (fantazi, historical fiction dhe sci-fi), por në asnjërin prej tyre Bulgakov nuk gabon apo bie në stil, personazhe, fabul dhe mesazh. (Mos harroni të lexoni mbi peripecitë e dorëshkrimit të 'Zemër qeni' 😉)
Në 'Zemër qeni' Bugakov satirizon idenë e shtruar në vitet e para të komunzimit në Bashkimin Sovjetik për rindërtimin e njeriut, lindjen e krijesës së re dhe superiore sovjetike. Përmes përdorimit të shkencës jashtë limiteve etike dhe duke ndërhyrë mbi një pushtet më të lartë se shkencëtarët, -evolucionin Darvinian- Filip Filipoviçi dhe ndihmësi i tij Bormentali krijojnë një qenie më të rrezikshme se qesharake prej trupit të një qeni endacak. Pasi kuptojnë se kanë shkelur në një realitet të paparashikuar, ata përpiqen të zhbëjnë eksperimentin e tyre, duke fshikulluar idetë e Trotskit dhe Leninit mbi përmirësimin e gjeneve sovjetike dhe eksperimenteve në Paris për rinimin e njeriut përmes gjeneve të majmunëve.
Gjenialiteti i romanit ndërtohet prej përshkrimit tejet të detajuar të jetës së proletariatin në Moskë, fundit të borgjezisë së mbetur ende më këmbë, njohurive prej mjeku të vetë Bulgakovit dhe ironisë sa të hollë aq edhe vrasëse që e karakterizon kaherë. Një lexim që tërheq shpejt dhe në mënyrë të pashmangshme drejt një realiteti në dukje tejet të largët, por në fakt ende të pranishëm në njerëzit kërkojnë eliksirin e Përjetësisë.