A review by mrs_schwarz
The Clown by Heinrich Böll

5.0

Në këtë roman tregohet historia e tri personazheve: Klounit, Maries dhe gjithë të tjerëve. Edhe pse në roman ngjarje nuk ka, zëri i kllounit rrëfen shumë dhe paraqet spektrin e shoqërisë në të gjitha kohërat, politikën, fenë dhe dashurinë, meskinitetin, tradhëtinë, hipokrizinë dhe statusin e shkelur të familjes. Përmes Hansit (Klounit) preket mjerimi i artistit dhe moskuptimi i shpirtit të tij që prej fëmijërisë; trishtim që do ta ndjekë përjetësisht duke i lënë një boshllëk në sytë që sidoqoftë do të shprehnin shumë.
Rrënimi i tij merr tatëpjetën pas largimit të Maries, dashurisë së vetme, e cila mori me vete dhe shtysën e tij për të vazhduar artin e tij. Çuditërisht, paçka se ajo (kujtimi i saj!) përshkruhet me dashuri nga Hansi, nuk arrij ta pëlqej apo simpatizoj. Mbase kjo ndodh duke qenë se ajo u largua, ose mbase më ngjan e dobët, jo e dashuruar, egoiste ose e padenjë për të qendruar në krah të klounit, atij që koleksiononte çaste!
•Në qoftë se e meriton një emër kjo epoka jonë, ajo duhet quajtur epoka e prostitucionit. Njerëzit janë mësuar me një fjalor laviresh. E takova njëherë Zomervildin pas njërit nga këto debate (,,A mund të jetë fetar arti modern?''), dhe ai më pyeti: "Isha i mirë? Të pëlqeva?", pikë për pikë pyetjet që bën kurva kur ndahet nga klienti i saj.•